Vret tre ushtarë, gjithë forcat speciale ruse kërkojnë 20-vjeçarin

Voronezh ushtari 1100x620

Mbi 100 agjentë të forcave speciale po kërkojnë kudo në Rusinë jugperëndimore ushtarin 20-vjeçar që akuzohet për vrasjen e tre kolegëve të tij në një bazë ajrore.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Voronezh, dhe arsyet janë ende misterioze. Tre personat kishin shkuar ta takonin rreth orës 5, ndërkohë që ushtari 20-vjeçar, i identifikuar si Anton Makarov, ishte roje.

I dyshuari, Anton Makarov

Sipas hetuesve, Makarov ka vrarë me thikë personin e parë, i ka marrë armën dhe me të ka ekzekutuar dy të tjerët, duke u arratisur pa lënë ende gjurmë.

Sipas personave që e njohin, Makarov nuk kishte asnjë problem me viktimat, dhe dyshohet për një episod të çastit.