Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zgjedhjet presidenciale, fitorja e Joe Biden në sytë e bankierit shqiptar Lukaj

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 20:00 | Bota
Zgjedhjet presidenciale, fitorja e Joe Biden në sytë e bankierit

Bankieri i suksesshëm shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj, është një prej lobistëve më të njohur të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zgjedhjen e Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, ai e sheh shumë pozitivisht, si për komunitetin të cilit i përket, ashtu edhe për popullin amerikan, që është përçarë ndjeshëm gjatë një fushate të gjatë në kulmin e një krizë të vështirë.

Për herë të parë, populli amerikan do të ketë një zëvendëspresidente grua, Kamala Harris, që personifikon ëndrrën amerikane, si vajzë e një çifti emigrantësh. Për shqiptaro-amerikanin Lukaj, më shumë shembuj të tillë do të shihen në të ardhmen.

Lukaj e njeh mirë personalisht presidentin e ardhshëm Joe Biden. Sipas tij, ai do të sjellë një frymë të re në politikën e jashtme, një frymë që mund t’i shërbejë gjithashtu Ballkanit dhe shqiptarëve, me kushtin që këta të fundit të unifikojnë qëndrimet e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani