5 viktima dhe mbi 590 raste me koronavirus në Kosovë

covid kosova 1100x620

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 596 infeksione të reja ditore nga 1559 testime. Qytetet më të prekura mbeten Prishtina, Gjilani, dhe Gjakova.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 5 humbje jete për një total prej 773 viktimash.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 25.388. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit, 136 pacientë e kanë mposhtur betejën me koronavirusin.