Apeli riktheu në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto

APELI ADMINISTRATIV 1100x620

Gjykata Administrative e Apelit riktheu në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto.

Apeli prishi vendimin e KED të datës 5 tetor, që ndaloi kandidimin e Petos për mosplotësim të kushteve ligjore.

Sipas vendimit të Apelit, KED duhet të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e saj. Të premten, Apeli Administrativ rrëzoi vendimin e KED për ndalim kandidimi për Eugen Papandilen.