Bardhi i përgjigjet Ramës: Vetëm një i pashpirt si ti mund ta quajë normale vdekjen e qytetarëve

bardhi 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas replikës së kryeministrit Rama, i cili më herët u shpreh se edhe në Itali ka pasur persona me Covid që janë vetëvrarë, por që opozita nuk është marrë me këto tragjedi.

Sipas Bardhit, vetëm një hajdut i pashpirt mund ta quajë vdekjen normale, ndërsa e pyet dhe sa të tjerë duhet të vdesin që ai të ndalë vjedhjen

“Vetem nje hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetareve. Edhe sa njerez duhet te vdesin vetem e vetem se ti refuzon te ndalesh vjedhjen dhe ti cosh parate per paisje mjekesore, per shtim te stafit dhe kapaciteve mjekesore dhe per te ndihmuar qytetaret te blejne ilacet e shtrenjta antiCOVID”, shkruan numri dy i demokratëve.