Biden “përqafon” shkencën, presidenti i zgjedhur nis luftën ndaj pandemisë

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, kthen vëmendjen nga pandemia koronavirus. “Nuk do të kursej asnjë përpjekje për ta kthyer këtë pandemi”, u shpreh ai.

Biden mblodhi anëtarët e rinj të bordit këshillues për Covidin, me qëllim krijimin e një kundërpërgjigje të fortë. “Ky grup do të këshillojë plane të hollësishme, të ndërtuara mbi një themel të shkencës. Dhe baza do të jetë dhembshuria, ndjeshmëria dhe kujdesi për çdo amerikan në thelbin e tij”.

Trump refuzon të pranojë humbjen dhe ka ngritur sfida ligjore në shumë shtete. Por Biden ka ecur përpara.“Ju lutem, mbani maska. Bëjeni për vete, për fqinjin tuaj. Një maskë nuk është një deklaratë politike, por është një mënyrë e mirë për të filluar bashkimin e vendit”, shtoi Biden.

Beteja pa një rezultat përfundimtar të konfirmuar po krijon pengesa reale teksa presin një hap të rëndësishëm në tranzicion të quajtur “certifikim”.

Kjo do të lironte fondet për ekipin e Biden që të niste punën, por nevojitet firma e një administratori të përgjithshëm shërbimesh, i emëruar nga Trump.

“Është koha të lëmë anash besnikërinë partiake dhe retorikën e demonizimit të njëri-tjetrit.”