Brenda muzeut të xhihadit që glorifikon fitoren e muxhahedinëve

Muzeu i Xhihadit ndodhet në qytetin e Heratit në Afganistan, buzë një kodre, i rrethuar me trëndafila që lulëzojnë dhe shfaq reliket e luftës kundër ish-Bashkimit Sovjetik, e cila mori mijëra jetë njerëzish vetëm në këtë qytet.

Një avion luftarak, MiG, dhe një helikopter të kapur nga armiku janë parkuar në një lëndinë para ndërtesës rrethore, e cila është e mbuluar me pllaka ku shkruhen emrat e atyre që vdiqën në luftë.

Në qendër të saj është rikrijuar një skenë nga beteja e “xhihadit”, ose luftës së shenjtë anti-Sovjetike.

Ajo është ndërtuar në një sfond të pikturuar që siguron një iluzion tre-dimensional, kështu që urat, rrugët, avionët dhe helikopterët projektojnë në distancë.