Debati Meta-Rama për pandeminë, kreu i shtetit: Rimburso pacientët që mjekohen në shtëpi

meta 3 1100x620

Presidenti Meta vijoi replikat në distancë përmes rrjeteve sociale me kryeministrin Edi Rama, për sa i përket çështjes së pandemisë.

Meta i kërkon kreut të qeverisë që të shtojë testimet, buxhetin në shëndetësi dhe të rimbursojë pacientët që mjekohen në shtëpi.

“Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet!

Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!  Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncesione dhe PPP korruptive! Mjaft me tenderë sekrete për oligarkët”, shkruan Meta në Facebook.