Ekstremistët e lidhur me ISIS masakrojnë mbi 50 persona në një fushë futbolli

Radikale te isis 1100x620

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Mozambik, atje ku militantë të lidhur me ISIS, sipas “Daily Mail”, kanë vrarë dhe masakruar më shumë se 50 persona në një fushë futbolli.

Ekstremistët sulmuan një fshat, duke ekzekutuar banorët dhe më pas dogjën edhe shtëpitë e tyre. Ky është sulmi i fundit në një valë gjithnjë e në rritje të dhunës.

Rreth 4 mijë militantë po luftojnë kundër qeverisë së Mozambikut, ndërsa “Daily Mail” shkruan se grupe të tjera radikale po tentojnë të krijojnë një kalifat. Militantët që veprojnë në atë zonë dogjën dhe plaçkitën edhe disa fshatra aty pranë.

“Policia u njoftua për masakrën e tmerrshme nga persona që gjetën trupat e pajetë. Kemi numëruar të paktën 20 viktima”, tha një zyrtar i policisë vendase.