“Falsifikim i dokumenteve”, Gjykata shpall fajtor sulmuesin e Tiranës

cobbinah 1100x620

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” futbollistin e Tiranës, Winful Cobbinah.

Sulmuesi ganez u dënua me 4 muaj burg, por gjykata zëvendësoi burgun me dënimin alternativ me 100 orë punë në interes të publikut.

Cobbinah u akuzua për falsifikimin e lejes së tij të qëndrimit në Shqipëri.