Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hysaj u kthye në kombëtare, Reja i heq shiritin e kapitenit

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 14:13 | Futboll
Hysaj u kthye në kombëtare, Reja i heq shiritin e kapitenit

Prezenca në fejesën e Odise Roshit, mbrëmjen para ndeshjes së humbur me Lituaninë, u shoqërua me përjashtimin e Elseid Hysajt nga Kombëtarja për dy ndeshjet në Kazakistan dhe Lituani.

Mbrojtësi i Napolit ishte një prej futbollistëve që u dënuan, së bashku me Cikalleshin e Balajn. Pasi e dha mesazhin e tij për senatorët, Edy Reja duket se ende nuk e ka kapërdirë sjelljen e lojtarëve. Vetëm pak orë para miqësores me Kosovën, trajneri vendosi t’i heqë Hysajt edhe gradat e kapitenit, duke vendosur t’ia kalojë shiritin Etrit Berishës.

Në tetor 2020, Reja thonte: “Kur nuk është Hysaj, kapiten është Berisha. Luan apo nuk luan, ai mbetet pika e referimit sepse Etriti është kapiteni i vërtetë i skuadrës. Por, në fushë kapiten është Hysaj”.

Ndeshja e fundit kur mbrojtësi dhe portieri kanë qenë njëkohësisht në fushë, ishte sfida me Francën, më 17 nëntorin e kaluar. Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit, të humbur 0-2 me kampionët e botës, kapiten ishte Elseid Hysaj. Ndërkohë, në ndeshjet e luajtura në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Hysaj dhe Berisha nuk kanë qenë në asnjë rast së bashku në fushë.

Kjo pritet të ndodhë për herë të parë pas një viti, në testin e kësaj të mërkure ndaj përfaqësueses së Kosovës, me kalimin e gradave te gardiani i portës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu