Kapen në Napoli një shqiptar dhe një italian, mbollën 3200 bimë kanabis në 20 sera

serra ne itali kanabis 1100x620

Një operacion antidrogë, pas hetimit të koordinuar nga Prokuroria, u zhvillua në Napoli të Italisë, ku u arrestua një shqiptar 41 vjeç dhe një banor vendas 54 vjeç, pasi kishin mbjellë 3200 bimë kanabis në 20 sera, fshehur nga një bimësi e dendur me pemë frutore.

Ambienti ishte përshtatur më së miri për të kultivuar drogë, pasi u sekuestrua edhe një ventilator, gjeneratorë elektrikë apo panele diellore, ndërsa zona ruhej nga qen të mëdhenj.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 17 kg kanabis, gati për shitje, ndërsa hetuesit përllogaritën se nëse 3200 bimët e hashashit do të përfundonin në tregun e paligjshëm, do të përfitoheshin 900 mijë doza.