Kërkoi fonde për rikonstruksion godine dhe kompjutera, KQZ-së nuk i jepet i gjithë fondi

komision 1100x620

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk iu dha i gjithë fondi që kërkoi për rikonstruksionin e godinës dhe blerjen e pajisjeve kompjuterike. Por, ndryshe nga të gjithë institucionet që kërkuan para shtesë, këtë të martë, dhe që u refuzuan, deputetët e Komisionit të Ligjeve dhe Ministria e Financave u treguan më dorëlëshuar.

15 milionë lekë do të marrë KQZ-ja për pajisje kompjuterike që nuk përfshijnë teknologjinë që do të përdoret në zgjedhje, por do të lidhen me të. Sipas deputetëve, çdo palë zgjedhje KQZ ka marrë lekë për të blerë kompjutera, por ato që janë në përdorim datojnë nga viti 2009, çka ngre dyshime se ku kanë shkuar paratë. 

Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të cilat qeveria ka planifikuar një fond prej 1 miliard lekë, u ra dakord të ketë një shtesë në godinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.