Kufizimet e reja, bizneset i druhen ashpërsimit të masave

Publikuar më: 10/11/2020, ora 18:46

Kufizimet e reja, bizneset i druhen ashpërsimit të masave

Publikuar më: 10/11/2020, ora 18:46

Masat e reja kufizuese të vendosura nga qeveria për të ngadalësuar përhapjen e virusit konsiderohen të drejta nga ana e biznesit, edhe pse rrezikojnë të dëmtojnë konsumin.

Mira Pogaçi, Drejtoreshë Ekzekutive e “Bashkimit Tregtar të Shqipërisë”, shpjegon impaktin negativ të kufizimeve në zinxhirin ekonomik të vendit.

Por tregtarët dhe bizneset në tërësi i druhen më tepër kufizimeve shtesë që mund të vendosen në vijim, deri në një mbyllje të dytë të ekonomisë.

Në pritje të masave mbështetëse financiare nga qeveria, biznesi kërkon shtyrjen e afateve procedurale pa penalitete nga ana e institucioneve shtetërore, nisur nga situata shëndetësore, ku një pjesë domethënëse e punonjësve punojnë nga shtëpitë, ose janë pozitivë me Covid-19.