Lamborghini “uragan” nuk pyet për uraganin

Një makinë sportive Lamborghini Huracan (uragan) tregoi se është më e fortë se uragani, pasi arriti të kalonte mespërmes një pellgu me ujë, të krijuara nga stuhia tropikale Eta, në Majami, Florida.

Në një video të shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, shihet që, ndërsa makinat e tjera kanë ngecur në mes të rrugës për shkak të nivelit të lartë të ujit, drejtuesi i Lamborghini-t nuk ndalon, por futet në mes të pellgut, edhe pse për pak sekonda makina thuajse zhytet plotësisht. Makina u identifikua si një Huracan Spyder, me vlerë 223 mijë dollarë.