Marash Kumbulla, pozitiv me koronavirus

kumbulla 1100x620

Edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Futbollisti e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se është asimptomatik dhe se është vendosur në izolim. Lojtari do të mungojë edhe në grumbullimin e Kombëtares.

Edy Reja shpresonte se Kumbulla do të ishte në dispozicion për dy ndeshjet zyrtare në Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Madje, Federata ishte gati t’i vendoste mbrojtësit një “charter” në dispozicion, vetëm që ai të bëhej pjesë e ekipit. Por, lajmi për infektimin e lojtarit më të shtrenjtë të Kombëtares, ka prishur planet e stafit kuqezi.

Më parë, te Roma rezultuan pozitivë edhe Dzeko, Fazio, Pellegrini.