Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbahet sot Samiti i Sofjes për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 08:20 | Ballkani
Mbahet sot Samiti i Sofjes për krijimin e Tregut të

Liderët kryesorë të Bashkimit Europian mblidhen sot në Sofje të Bullgarisë, së bashku me krerët e shteteve të rajonit të Ballkanit. Ky samit është i rëndësishëm për ne, pasi ka si synim tregun e përbashkët rajonal dhe lëvizjen e lirë mes këtyre vendeve vetëm me kartë identiteti.

Gjatë konferencës “online” dje me Presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, kryeministri Edi Rama përshëndeti pjesëmarrjen në samitin e sotëm edhe të Kosovës.

Lëvizja e lirë i shkon më shumë për shtat Kosovës, pasi ende nuk ka liri lëvizjeje.

Samiti, ku do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel  Macron nis prej orës 10:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani