Njihuni me Miss Amerikën, mbështet Trumpin dhe dashuron armët

22-vjeçarja, Asya Branch, u shpall fituesja e Miss Amerikës, kompeticion i cili ishte shtyrë për disa muaj për shkak të pandemisë.

Ajo është afrikano-amerikania e parë që është shpallur Miss Mississippi në vitin 2018 dhe është po ashtu Miss Misisipi i parë që fiton titullin në histori.

Specialistja e marketingut, njihet si mbështetëse e Trumpit dhe adhuruese e armëve.

Ajo tregoi se kishte marrë pjesë në një diskutim me presidentin aktual amerikane, Donald Trump për të diskutuar masat që mund të merren për të ndihmuar riintegrimin e ish të burgosurve në shoqëri pas lirimit të tyre.

Branch po ashtu vuri theksin te rëndësia e ligjit të armëve. Ajo tha se ishte rritur në një familje ku mbaheshin armë, por theksoi se njerëzit duhet të mësojnë se si t’i përdorin ato në mënyrë të sigurt para se të marrin lejet e tyre.