Pandemia vendos dhe për fjalën më të përdorur të vitit

koronavirusi ne france izolimi parisi bosh 1100x620

“Lockdown” ose “Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga “Collins Dictionary”, pas një rritje të ndjeshme të përdorimit të saj.

Sipas Collins, kjo fjalë përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda njerëzve nëpër botë.

Sipas të dhënave, kjo fjalë u përdor më shumë se 250.000 herë gjatë 2020, nga 4,000 herë vitin e kaluar.

 “Lockdown” hyri në përdorimin e përditshëm kur qeveritë nga e gjithë bota morën masa strikte në fillim të vitit 2020, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Termi së pari filloi të shfaqej në kronikat e lajmeve në janar, kur qyteti kinez i Wuhan vendosi kufizime të rrepta. Që atëherë, pothuajse çdo vend i botës ka miratuar një formë bllokimi me kufizime shoqërore që kufizojnë ndërveprimin njerëzor dhe duke e bërë vitin 2020 një vit ndryshe nga çdo tjetër në historinë moderne.

Fjalë të tjera të lidhura me pandeminë ishin po ashtu në listën e dhjetë fjalëve më të përdorura, si për shembull: koronavirus, distancim social dhe vetizolim.

Në listë ishin dhe “BLM”, një shkurtim për lëvizjen Black Lives Matter, si edhe “Megxit”, termi i përdorur nga pjesë të medias për t’iu referuar Princ Harry dhe Meghan Markle, pas tërheqjes nga familja mbretërore britanike .

Fjalori anglisht, Collins, nxjerr çdo vit në pah fjalët që dominojnë ngjarjet bashkëkohore të lajmeve. Vitin e kaluar, u zgjodh “greva e klimës” .