Përcillet artisti, Koço Devole duartrokitet për të gjitha veprat që la në kulturën shqiptare

Është duartrokitur teksa largohej drej banesës së fundit, artisti Koço Devole.

Familjarët janë bërë bashkë, ndonëse jetonin përtej oqeanit, për ta përcjellë artistin me përkujdesjen që ai tregoi ndaj tyre.

Ndonëse në një kohë të vështirë, nderimet nga dashamirësit e tij nuk kanë munguar. Artistë që punuan me të, apo aktorë që mësuan prej tij ishin aty, në ceremoninë private të nderimit.

Aktori, regjisori, e skenaristi me një pasuri të madhe artistike ndonëse prej kohësh luftonte me një tjetër sëmundje, u largua fizikisht si shkak i Covid 19, virus që e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore.

Mjeshtri i madh, Koço Devole, përcolli miliona buzëqeshje përmes ekranit dhe kurdoherë do të kujtohet si i tillë, me pasurinë artistike që la pas.