Rama reagon pas deklaratës së Metës: I keni varur shpresat për pushtet te katastrofa shëndetësore

rama korrupsion 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas postimit të presidentit Ilir Meta sipas të cilit duhet të ndërmerret një plan konkret pasi vendi ndodhet pranë kolapsit shëndetësor.

Sipas kreut të qeverisë, presidenti dhe të gjithë drejtuesit e opozitës i kanë varur ëndrrat për të ardhur në pushtet te katastrofa shëndetësore.

“Ilir, që ti Monika, Luli, Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve”, shkruan Rama.

Në një postim të të mëvonshëm kreu i qeverisë shkruan se edhe në vende të tjera të Europës ka pasur persona me Covid që janë vetëvrarë, por që opozita nuk është marrë me këto tragjedi.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi, po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin”, përfundon Rama.