Shtohen viktimat nga koronavirusi në Itali

161107280 1c8ee4a8 41aa 4295 888d 1ba431b5b4d4 600x338

Vijojnë të jenë tepër negative shifrat ditore si pasojë e pandemisë së koronavirusit në vendin fqinjë të Italisë.

Në buletinin e radhës të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit pas 217 mijë tamponësh të kryer, janë regjistruar 35 mijë raste të reja me koronavirus.

Rritje të ndjeshme ka pësuar dhe numri i viktimave, ku në ditën e fundit u regjistruan 580 fatalitete për një bilanc prej 42330 vdekjesh.

Gjithashtu lajme të mira vijnë dhe për sa i përket pacientëve të shtruar në spitale ku 122 persona të tjerë u shtuan në terapitë intensive për një trajtim më të specializuar.

Lombardia vijon të jetë në krye të rajoneve më të prekura nga pandemia, e ndjekur nga Piemonte dhe Kampania.