Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kokaina në banane, shtyhet seanca ndaj Arbër Çekajt

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 13:20 | Kronikë
Kokaina në banane, shtyhet seanca ndaj Arbër Çekajt

Gjykata e Posaçme shtyn për në 5 shkurt seancën për Arbër Çekajn dhe dy të bashkëpandehurve të tij.

Seanca e radhës ndaj të akuzuarve për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri dështoi për shkak të mungesës së një prej gjyqtarëve të çështjes. Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes.

Në seancën e mëparshme, më 8 janar, Çekaj kërkoi përjashtimin e prokurorit të çështjes, Edvin Kondili. Kërkesa e Çekajt u refuzua nga gjykata. Në vijim, Çekaj dhe dy të bashkëpandehurit kërkuan të lirohen nga qelia, por kjo kërkesë u rrëzua.

A2 CNN Livestream

Dita jonë