Situata me Covid-19, Manastirliu: Realiteti nuk është sikundër e shet opozita

manastirliu 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë shtypi u shpreh se situata me pandeminë në vendin tonë nuk është ashtu “siç do ta shesë opozita”.

“Kujt i shërben nxirja e realitetit? E një realiteti të vështirë si për ne dhe për të gjithë botën mbarë. Ky realitet nuk është sikundër do ta shesë opozita. Sot raportohet se në vende si Polonia dhe Italia është ndezur alarmi për kapacitetet spitalore. Në këto vende nuk bëhen konferenca për të bërë thirrje që njerëzit të mos i besojnë mjekëve. Në situata si kjo, që ndodhin 1 herë në 100 vjet, rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin e njerëzve është bashkëpunimi, jo shfrytëzimi i saj për të fituar pikë”, tha Manastirliu.

“Puna jonë nuk ka ndalur asnjë moment në këto 8 muaj. Kemi forcuar kapacitetet në të gjithë sistemin shëndetësor, në pritje të rritjes së numrit të rasteve që e dinim që do të rriteshin. Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit. Kemi gati edhe spitalet rajonale”, shtoi ministrja.