Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vaksina e Pfizer, Trump: Nuk donin ta shpallnin para zgjedhjeve, për të mos ma dhënë këtë fitore

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 10:14 | Bota
Vaksina e Pfizer, Trump: Nuk donin ta shpallnin para zgjedhjeve, për

Donald Trump akuzoi Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA), që shtyu, me qëllim, punën për vaksinën e koronavirusit, në mënyrë që të pengojë përpjekjet e tij për fitimin e zgjedhjeve.

Të hënën, kompania Pfizer deklaroi se vaksina e saj ka pasur 90% efekt në testime. Këto të dhëna, do të analizohen nga FDA që do të nisë edhe programin e vaksinimit masiv.

“FDA dhe demokratët nuk donin që të më jepnin fitoren e vaksinës, para zgjedhjeve, kështu që rezultatet dolën pesë ditë më vonë. Siç e kisha thënë prej kohësh”, shkroi Trump, në Facebook. “FDA duhet ta kishte shpallur më parë, jo për arsye politike, por për të shpëtuar jetë”.

Në një seri reagimesh, në Facebook, Trump tha gjithashtu që, “nëse president do të kishte qenë Joe Biden, vaksina nuk do të kishte dalë edhe për katër vite të tjera”.

Presidenti kishte thënë vazhdimisht se vaksina do të dilte para zgjedhjeve, por nuk ndodhi kështu. Pfizer kishte deklaruar më parë se do të mësonte që në tetor mbi rezultatet e testimeve të vaksinës së saj, por ndryshoi datën e shpalljes së rezultateve duke thënë që priste miratimin nga FDA për përdorim emergjent të vaksinës, në javën e tretë të nëntorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë