Vaksina kineze premtonte shumë, por Brazili e ka pezulluar testimin për shkak të një “incidenti të rëndë”

w1280 p16x9 2020 09 06T175203Z 1084577259 RC25TI90D6BU RTRMADP 3 HEALTH CORONAVIRUS BRAZIL VACCINE 1100x620

Autoritetet braziliane kanë pezulluar testimet për një nga vaksinat që dukeshin më të avancuara në luftën kundra kohës, për të kufizuar pandeminë.

Bëhej fjalë për vaksinën e krijuar nga kompania kineze Sinovac, që mendohej mund të konkurronte në shpejtësi dhe efikasitet atë të Pfizer dhe atë të Oksfordit.

Por testimet janë pezulluar në mënyrë të befasishme për një aksident të ndodhur me vaksinën, ende misterioz. Dihet kur episodi ka ndodhur, më 29 tetor, dhe se ngjarja ka shkaktuar një problem të rëndë shëndetësor për një nga personat që është ofruar vullnetar.

Normat e privatësisë janë shumë të rrepta për sa i përket testimit të vaksinave, por problematika mund të ketë qenë edhe fatale për personin në fjalë.