Vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë e detyrueshme në Mbretërinë e Bashkuar

SHQIPERIA PR VAKSINEN E COVID frame 81 1100x620

Vaksina e koronavirusit, nuk do të bëhet e detyrueshme në Mbretërinë e Bashkuar, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock për BBC News të martën.

Komentet e Hancock vijnë një ditë pasi zëdhënësi i kryeministrit britanik, konfirmoi se 10 milion doza të vaksinës Pfizer do të prodhoheshin dhe do të viheshin në dispozicion të Mbretërisë së Bashkuar, deri në fund të vitit 2020, nëse ajo miratohet nga autoritetet.

Kur u pyetën nëse fëmijët do të duhet të vaksinohen, Hancock tha se vaksina “nuk është për fëmijë” pasi ata kanë një “ndjeshmëri shumë të ulët” ndaj virusit.

Kujtojmë se kompania farmaceutike Pfizer deklaroi se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për koronavirusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.