Videoja e qeverisë nga brenda Infektivit, Bardhi: Pse dergjen të sëmurët nëpër ambulanca?

Gazmend bardhiii 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar me disa pyetje kreut të qeverisë pas pamjeve të shpërndara nga Kryeministria nga ambientet e brendshme të Spitalit Infektiv.

Numri dy i demokratëve kërkon një përgjigje nga kryeministri Rama se nëse gjendja është ajo që shfaqet në videon e kryeministrisë, përse të sëmurët dergjen për orë të tëra në ambulancë.

“Rama nxori sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush”, shkruan Bardhi.