Zbulohet në Austri dëshmia më e hershme e binjakëve, që jetuan 30 mijë vjet më parë

Mbetjet skeletore, të dy të porsalindurve, që jetuan rreth 30000 vjet më parë, konsiderohen provat më të hershme të njohura të binjakëve identikë. Studiuesit analizuan ADN-në e lashtë të dy foshnjave meshkuj, të zbuluara në një varr në Austri, që mendohet se i takon epokës së Paleolitit të Epërm.

Së bashku me binjakët, ekipi gjithashtu gjeti mbetjet skeletore që i përkisnin një foshnje 3-muajshe që mendohet të jetë i afërmi i tyre. ADN-ja e analizuar e dy të porsalindurve arriti të verifikojë se ata ishin binjakë monozigotikë, dhe se njëri nga meshkujt mund të ketë jetuar 6 deri në 7 javë pas lindjes dhe tjetri 13 deri në 14 javë pas lindjes.

Në varr, u zbuluan edhe shumë sende, që mendohet të kenë qenë “mallra” varresh, të cilat shiheshin si furnizime për udhëtimin e të vdekurve në jetën e përtejme, e që mund të ofroheshin si një dhuratë për perënditë.

Të dyja skeletet, gjithashtu u gjetën të zbukuruara, në qafë apo në legenin e trupit, me 53 rruaza fildishi, bizhuteri të bëra nga molusqe dhe një dhëmb dhelpre të shpuar, për të cilin ekipi beson se dikur ishte një gjerdan.