Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aktakuza për krime lufte, Selimi në Hagë: Jam i pafajshëm. Lufta për liri, e pastër

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 13:55 | Kosova
Aktakuza për krime lufte, Selimi në Hagë: Jam i pafajshëm.

Shumë i qetë dhe i buzëqeshur u shfaq në seancën e parë të Gjykatës Speciale në Hagë. Rexhep Selimi, ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u njoh me të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Atij iu kërkua që të bënte dhe një vetëdeklarim: “Zakonisht, e deklaroj atë që e ndjej: deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.”

Avokati i tij mbrojtës kërkoi gjykimin e Selimit në gjendje të lirë dhe nënvizoi se nuk ka asnjë tregues që klienti i tij të ndikojë te dëshmitarët apo në asgjësimin e provave.

Ish-anëtari i UÇK-së kërkoi fjalën për të treguar luftën për liri. Kritika pati edhe për ngritjen e Gjykatës Speciale.

Selimi në kohën e luftës ka udhëhequr Drejtorinë e Operacioneve. Ai udhëtoi më 5 nëntor për në Hagë, ndërsa një ditë më vonë hetuesit e prokurorisë speciale dhe EULEX i kontrolluan shtëpinë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani