Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha, apel Ramës: Duhet mbështetje financiare për kurën anti-covid

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 16:28 | Politikë
Basha, apel Ramës: Duhet mbështetje financiare për kurën

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit. Gjatë një takimi me personat që u prekën nga virusi Covid-19, Basha i kujtoi kryeministrit Rama mungesën e burimeve financiare të shqiptarëve për të përballuar kurën anti-covid.

“Mungesa e testimeve që është përgjegjësia kryesore e qeverisë, ka qenë një keqmenaxhim dhe një dështim total. Sot, testimet janë më të ulëtat në Europë, ndërsa numri i testimeve të raportuara po rritet nga dita në ditë. Sipas mjekëve që kam biseduar, numri i personave të infektuar është 2, 3 deri në 5 herë më i lartë.

E para, testimet; e dyta, për të gjithë ata pacientë që duhet të kalojnë kalvarin e trajtimit arrin në shifra të papërballueshme. Shqiptarët nuk mund të përballojnë 2 milionë lekë. Në mëshirë të kujt janë lënë këta persona? Kjo do të thotë të dënon njerëzit e tu me vdekje”, ngre shqetësimin Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë