Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha për pandeminë: Kjo është çështje për jetë a vdekje. Plani i PD-së ofron zgjidhje

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 09:13 | Politikë
Basha për pandeminë: Kjo është çështje për

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka publikuar sot një video me deklaratat e kryeministrit Rama, sipas të cilit janë mashtrime. Përmes një postimi në facebook, Basha thekson se shqiptarët kanë nevojë për ndihmë e më shumë teste, ndërsa nënvizon se plani i PD-së ofron zgjidhje. Sipas tij, kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!”, shkruan Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë