Çmimi Nobel për Paqen dërgon ushtrinë në provincën rebele, vendi në prag të luftës civile

Etipoi ok 1100x620

Duket një shekull më parë kur Abiy Ahmed Ali merrte çmimin më prestigjioz dhe të papritur për një politikan, sidomos në një zonë të vështirë si ajo e Afrikës lindore, çmimin Nobel për Paqen.

Por kryeministri etiopas, që mundësoi përmes dialogut pas dekadash paqen me një armik “të betuar” si Eritrea, është tashmë në qendrën e vëmendjes për ngjarjet që po ndodhin në një provincë rebele, dhe që rrezikojnë të çojnë vendin me më shumë se 116 milionë banorë në pragun e luftës civile.

Kryeministri etiopias Abiy Ahmed Ali me Nobelin

Provinca rebele është ajo e Tigray, në veri të Etiopisë dhe në kufi me Sudanin dhe Eritrenë, që tani akuzohet sërish se po ndihmon frontin e gueriljes lokale. Një zonë kjo historikisht e rëndësishme, e pasur me monumente antike dhe ku legjenda thotë se fshihet Arka e Nuhut.    

Dëshmitë flasin për sulme ajrore të shumta në provincën rebele, dhe viktima civile.  

Provinca e Tigray

Organizata si Kombet e Bashkuara dhe Unioni Afrikan, që vjet përgëzonin 44-vjeçarin Abiy, liderin më të ri të Afrikës, sot kërkojnë që armët të ndalojnë dhe të kufizohet gjakderdhja.