Drithërima te Juventus, PSG shënjestron Cristianon

cristiano 1100x620

Paris Saint Germain kërkon Cristiano Ronaldon dhe këtë e konfirmojnë fjalët e drejtorit sportiv Leonardo.

Në një komunikim, në rrjetet sociale me tifozët, drejtuesi i parizienëve ishte i qartë: ylli portugez është objektivi i pronarëve nga Katari për sezonin e ardhshëm.

Juventus për momentin është i qetë, por e di mirë skenarin që ndodhi në vitin 2018, kur Ronaldo vendosi të lërë Realin e Madridit për t’u transferuar në Torino.

Edhe në këtë rast, fjala e fundit do t’i takojë pikërisht futbollistit.