Florian Marku kthehet fuqishëm në ring, fitore me KO që në raundin e parë

marku 600x338

Florian Markut i mjaftuan vetëm 1 minutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muimba, në sfidën e boksit të zhvilluar në Britaninë e Madhe.

Boksieri shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të shpeshta. 

Marku e hodhi dy herë në tapet rivalin, por ai e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë.

Marku merr kështu fitoren e 7 në 7 ndeshje.