Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Ka moshën e babait tim dhe ende bën diferencën”

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 12:09 | Futboll
“Ka moshën e babait tim dhe ende bën diferencën”

“Ibrahimovic ka moshën e babait tim, por ende bën diferencën. Në futboll nuk ka rëndësi mosha dhe ai po e vërteton këtë gjë”.

Kështu është shprehur Brahim Diaz për “Movistar+”, kur u pyet mbi marrëdhënien që spanjolli ka me yllin suedez të Milanit.

“Më jep këshilla dhe shkojmë mirë. Është një fitues i jashtëzakonshëm”, shtoi lojtari në pronësi të Real Madrid, por që këtë sezon po luan i huazuar te kuqezinjtë.

“Tani jam i përqendruar vetëm te Milani. Jam i lumtur që jetoj në Itali, jam përshtatur shumë shpejt. Jemi në kryesim, ekipi është i fortë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, tha Brahim Diaz.

A2 CNN Livestream

Dita jonë