Koronavirusi, Bolsonaro u drejtohet brazilianëve: Mjaft u sollëm si vend homosh, të gjithë do të vdesim një ditë

bolsonaro 1100x620

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është kritikuar ashpër pasi iu drejtua qytetarëve të tij duke u thënë se “nuk duhet të përballen me koronavirusin si një popull homosh”.

“Të gjithë flasin vetëm për pandeminë. Mjaft më! Më vjen keq për viktimat, sinqerisht. Por, të gjithëve do të na vijë dita për të vdekur. Nuk ka kuptim që t’i shmangemi realitetit. Boll u sollëm si vend homosh, duhet të ngremë kokën dhe të luftojmë”, tha Bolsonaro, në një fjalim, nga pallati presidencial.

Që në fillim të pandemisë Covid-19, Bolsonaro nuk i ka dhënë shumë rëndësi virusit, pavarësisht se në Brazil ka pasur rreth 6 milionë të infektuar dhe mbi 160 000 viktima. Sa i përket viktimave, Brazili është vendi i dytë në botë me më shumë të tilla, pas SHBA-së.