Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manastirliu pranon vonesat në përgjigjet e tamponëve: Ka pasur fluks

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 12:51 | Aktualitet
Manastirliu pranon vonesat në përgjigjet e tamponëve: Ka pasur

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pranoi se ka pasur vonesa në përgjigjet e tamponit, javën e kaluar, për shkak të fluksit të shtuar të kërkesave. Sipas saj, standardi është që përgjigjja të dalë brenda 72 orëve.

“Është e vërtetë që, në një moment të shkurtër, të javës së kaluar, kemi pasur një fluks të madh të kërkuesve për tampon, ardhur nga rritja e rasteve.

Jo vetëm që kemi katërfishuar numrin e testimeve të bërë me metodën e artë të PCR, por kemi vendosur në operacion edhe laboratorin në QSUT dhe po ndërtojmë edhe një laborator, një sistem më shumë për t'i ardhur në ndihmë kapaciteteve të ISHP, për të vijuar rritjen dhe për të siguruar përgjigjen 24-72 orë. Këtë jep, Komiteti i Ekspertëve si standard të përgjigjeve.

Ne e kemi këtë standard, pavarësisht fluksit të madh që kishim në atë moment dhe që jemi duke rikuperuar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë