Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Manastirliu: Sfidë mbajtja e mjekëve në vend, me masat që kemi marrë, kufizojmë përhapjen e koronavirusit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 12:33 | Aktualitet
Manastirliu: Sfidë mbajtja e mjekëve në vend, me masat që

Sfida jonë aktuale është mbajtja e mjekëve në vend për t’u shërbyer qytetarëve. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Rama dhe ministrin Arben Ahmetaj. Sipas saj, këtë sfidë e kanë edhe vende të tjera si Italia dhe Kroacia, ndërsa shtoi se gjatë viteve 2013 -2019 ka pasur mbështetje historike për mjekët.

“Investimet te aseti ynë më i çmuar, mjekë e infermierë. 27% rritja e pagave nga 2013 -2019, 40% rriten në 2021, mbështetje historike për mjekët e infermierët dhe punonjësit shëndetësorë, por kushte të mira pune dhe në atë që ne duam që mjekët të qëndrojnë në vendin tonë e t’u shërbejnë qytetarëve. Kjo është një sfidë që kanë të gjitha vendet. Sfida për të mbajtur mjekët në vend e kanë aktuale Italia, Kroacia, Maqedonia”

Ndërsa përmendi investimet në sektorë shëndetësorë, struktura dhe programe, Manastirliu njoftoi se 25 milionë euro janë dedikuar vetëm në periudhën mars-nëntor për pandeminë. Sipas saj, janë rritur me 4 herë testimet dhe janë shtuar kapacitetet spitalore.

“25 milionë euro të dedikuara për periudhën mars-nëntor në 3 shtyllat kryesore të programit tonë për pandeminë. Jo vetëm që kemi pasur strategji e plane veprimi, por udhëzuesi ynë kanë qenë ekspertët tanë dhe kemi punuar me strategji në çdo fazë të kësaj pandemie. Është një sëmundje një herë në shekull dhe kemi ndërtuar strategji për të gjitha fazat, plan-veprimi, rihapja dhe strategjia e përgjigjes për vjeshtë-dimrin që parashikon planin e veprimit, për çdo hap në këtë pandemi. Ajo që duam është të kemi një evoluim të kurbës epidemike dhe kemi në dorë situatën dhe kemi dyfishuar kapacitetet. Sot, është një spital i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, linjat e oksigjenit për çdo shtrat. Kemi Covid 3 dhe Covid 4 të pajisur dhe vijojmë me komponentët e tjerë ku kemi rritur 4 herë testimet.  

Trajtimi terapeutik nuk do të mungojë në asnjë spital, 368 mijë doza janë porositur për vaksinën e gripit. Kemi paguar 3.8 mln dollarë për vaksinën e sigurt të Covid nëpërmjet Covax”.

Situata e 4 muajve në vijim është shumë sfiduese, deklaroi ministrja Manastirliu, por garantoi gatishmëri dhe mirëmenaxhim në terren.

“Situata e 4 muajve është shumë sfiduese, por ju garantojmë që jo vetëm puna e atyre në frontin e parë, por e në terren do të jenë në gatishmëri, duke përfshirë dhe buxhetin 2021.

Mënyra e menaxhimit në terren për rastet që janë nevojë për trajtim në banesë, por edhe 36 autoambulanca do të jenë flota anti-covid që do ofrojnë asistencë për shërbimin në familje, të kryejnë shërbime të nevojshme e t’i përgjigjen fluksit në rritje. Me masat që kemi marrë dhe që hyjnë sot në fuqi, plus vendosjes së maskës, higjienës e distancës ta kufizojmë përhapjen e Covid-19”, u shpreh ajo.

Sipas Manastirliut, në këto 7 vite qeverisje të socialistëve është përmbysur edhe raporti i shpenzimeve nga shteti dhe nga xhepi.

“E gjetëm me 60% të shpenzimeve nga xhepi dhe 40% paguante shteti. E kemi përmbysur këtë raport duke financuar më shumë për paketa të rëndësishme, nga të cilat kanë përfituar mijëra qytetarë. Jemi të fokusuar për të vijuar mbulimin finaciar në struktura publike dhe që shërbimi të jetë i aksesueshëm cilësor dhe i arritshëm për çdo qytetar”.

Sipas saj, është fuqizuar edhe urgjenca kombëtare me reduktimin e kohës së thirrjeve dhe shtimin e flotës së autoambulancave.

“Është sistemi që kemi ngritur për herë të parë të urgjencës kombëtare, një shërbim i cili është modernizuar, ku çdo qytetar merr shërbim në kohë vetëm duke marrë  127-n. Kemi reduktuar kohët e thirrjeve nga 45 minuta në 19 minuta. Urgjenca kombëtare është fuqizuar me flotë të re autoambulancash, ekipet janë trajnuar dhe nuk ka qytetarë të vetëreferohej në spital. Urgjencat nuk ekzistonin, ose ishin thjesht furgona”.

Manastirliu përmendi edhe tri raporte ndërkombëtare të cilat vlerësojnë sistemin shëndetësor shqiptar me 70 pikë, duke kryesura vendet e rajonit.

“Tri raporte të rëndësishme ndërkombëtare për sistemin shëndetësor shqiptar në vitet e fundit ku një studim i “Lancett” ka vlerësuar sistemin shëndetësor shqiptar me 70 pikë duke kryesuar vendet e rajonit për trajtimin shëndetësor si kanceri i gjirit, sëmundjet jo të komunikuehsme si diabeti dhe mbulimi me vaksina për fëmijët. Shqipëria renditet në vendet më popullatën më të shëndetshme në botë, falë mbështetjes së sistemit shëndetësor për nënën e fëmijën dhe programet e paranadalimit e kujdesit për shëndetin. Ajo që vlen për t’u theksuar është kontrolli mjekësor bazë që ka ndryshuar tërësisht qasjen përkundrejt kujdesit ndaj shëndetit.

Raporti i 2019 i Indeskit të sigurisë shëndetësore globale e ka renditur Shqipërinë në vendin e 39 për përballimin e pandemisë, janë raporte ndërkombëtare që vlerësojnë në bazë të indikatorëve të performancës së sistemit. Nëse nuk do kishim bërë investimet, financimet në shëndetësi dhe buxheti i shëndteësisë që është rritur 55,6% më shumë se në 2013.

600 mijë qytetarë që janë të pasiguruar marrin vizita falas, ekzaminime pa pagesë dhe kanë akses te gjithë paketat e barnave të rimbursueshme që është rritur me 30%, me 30 mln euro më shumë se në 2013-n. Më shumë akses në terapi për personat me sëmundje kronike dhe përfitojnë 450 mijë shqiptarë çdo vit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli