Marine Le Pen: Nuk e njoh absolutisht fitoren e Biden, pres vendimin e drejtësisë

le pen 1 1100x620

Presidentja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, deklaroi sot se nuk e njeh fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke deklaruar se “nëse ka ankesa, drejtësia duhet të jetë në gjendje të vendosë para se të thotë se kush i fitoi zgjedhjet “.

Gjatë një deklarate për gazetarët, në ceremoninë e 11 nëntorit, në Francë, Le Pen u shpreh se: “Unë bëj pjesë tek ata njerëz që nuk e uroj presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, sepse nuk mendoj që loja ka mbaruar, derisa të mbarojë koha shtesë”.

Ajo konfirmoi se do të presë së çfarë do të thotë drejtësia amerikane, ndërsa shtoi se janë bërë llogari të caktuara që dëmtojnë.

“Vërej se llogari të caktuara janë bërë dhe se këto llogari dëmtojnë, aty ku ato përfundojnë, rezultate të ndryshme nga ato të njoftuara”.

Marine Le Pen shprehu habinë për unanimitetin e medias dhe politikës në nxitimin e rezultatit, në një kohë kur ka ankesa.

“Unë jam mjaft e habitur kur pashë unanimitetin mediatik dhe politik në nxitimin për të njoftuar një rezultat, ndërsa ne e dimë se ka ankesa që po shqyrtohen nga drejtësia”.