Meta dekreton marrëveshjen COVAX: Hap me rëndësi, por mbulon vetëm 20% me vaksinën kundër pandemisë

meta 1100x620

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Aleancës GAVI për pjesëmarrjen e vendit në strukturën që do të mundësojë qasjen ndaj vaksinës së COVID-19.

Përpos ratifikimit, gjithsesi, presidenti ka shtuar disa vërejtje, duke nënvizuar që sipas tij “edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar”.

Sipas presidentit, “Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i  mirë studiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie”, duke i bërë apel qeverisë për buxhetim të plotë të kërkesave të popullatës për vaksinim.