Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në dyshim miqësorja Shqipëri-Kosovë, pozitiv trajneri Challandes

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 11:05 | Futboll
Në dyshim miqësorja Shqipëri-Kosovë, pozitiv trajneri

Ndeshja “vëllazërore” midis Shqipërisë dhe Kosovës që parashikohet të luhet sot në Elbasan mund të jetë në dyshim, për shkak të pandemisë.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës të mërkurën. Testi është kryer sot, në ditën kur do të luhet ndeshja miqësore me Shqipërinë në Elbasan. Pozitiv ka rezultuar edhe anëtar i stafit të përfaqësueses, më saktë menaxheri i pajisjeve.

Sipas protokollit të UEFA, me një numër të ulët të prekurish, ndeshja luhet normalisht. Në qoftë se vendoset të luhet rregullisht në  orën 16:00, Kosovën do ta drejtojë ndihmësi Muharrem Sahiti.

https://a2news.com/2020/11/11/koronavirusi-ndryshon-skemen-e-trajnerit-edy-reja/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani