Nga sot, nisin masat shtrënguese, Tomini: Po shmangim karantinën, kemi transmetim të gjerë komunitar

11 NENTOR DITA JONE CLEAN frame 142688 1100x620

Nga sot, nisin masat shtrënguese për shkak të situatës së koronavirusit në vendin tonë, duke kufizuar lëvizjen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, deklaroi në studion e “Dita jonë”, në A2 CNN, se ky është fillimi i masave të moderuara për të shmangur karantinën kombëtare. Sipas saj, incidenca ka arritur në 177 raste për 100 mijë banorë dhe ka transmetim të gjerë komunitar.

“Është fillimi i masave të moderuara duke pasur masën e thjeshtë atë të maskës në ambiente të jashtme, duke vlerësuar situatën, rastet e hospitalizuara. Komiteti Teknik ka vlerësuar të arsyeshme për të rifilluar masat shtrënguese. Incidenca ka arritur në 177 raste për 100 mijë banorë dhe kemi transmetim të gjerë komunitar dhe vendosja e masave do të vlerësohet në dinamikë. Ka edhe masa parapritëse për mosfillimin e universiteteve”.

E pyetur për vlerësimin e situatës nga ana ekonomike, Tomini sqaroi se për ISHP-në prioritet është shëndeti i njerëzve, ndërsa shtoi se po ezaurohen të gjitha mundësitë për të shmangur karantinën.

Është ISHP-ja primare për vlerësimin e situatës, ndërkohë që nga ana ekonomike ne peshpojmë më pak, se prioritar është shëndeti, gjithmonë vlerësojmë të gjithë masat e moderuara deri në nivelin ekstrem për të mos arritur karantinën gjeografike apo kombëtare. Favorizim i punës online. Po ezaurojmë të gjitha mundësitë për të evituar karantinën”, theksoi ajo.