Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një tjetër shtet "i virgjër" njeh infektimin e parë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 10:12 | Bota

Ishte një nga parajsat e fundit në planet ende të paprekura nga virusi pandemik që shkakton COVID-19, por mesa duket koronavirusi ka “vendosur” të ndodhet në çdo cep të Tokës, edhe në skajet më të largëta.

Autoritetet e ishujve Vanuatu kanë njoftuar rastin e tyre të parë të infektuar, një 23-vjecar që vinte nga Shtetet e Bashkuara, vend nga i cili ishte riatdhesuar.  

Personi ishte asimptomatik, dhe tashmë të gjithë pasagjerët e aeroplanit do mbeten në karantinë, më së shumti turistë që mendonin të harronin aty karantinën dhe makthin e pandemisë, dhe që tani duhet të përballojnë kostot e një udhëtimi të shtrenjtë duke parë bukuritë e ishujve me 300 mijë banorë... nga dritarja e hotelit.

Kiribati, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, dhe Tuvalu ende nuk kanë raportuar për raste me koronavirus, ndërkohë që janë 217 vendet ku janë raportuar infeksione nga COVID-19.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë