Nuk i bindet patrullës, aksidentohet mjeti me klandestinë

Një mjet me katër shtetas sirianë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë fshatit Senisht, në njësinë administrative Lozhan.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, pasi drejtuesi i mjetit nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar.

Më pas, policia është vënë në ndjekje të mjetit, i cili si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se shtetasit sirianë ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.