Paditë kundër BKH, Gjykata Administrative nuk nis shqyrtimin për shkak të koronavirusit

APELI ADMINISTRATIV 1100x620

Gjykata Administrative nuk mundi të nisë shqyrtimin e padisë së parë kundër BKH nga një prej aplikantëve të skualifikuar në testin fizik.

Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së gjyqtares Elda Vrioni, e cila është e karantinuar si e prekur nga Covid-19.

Data e seancës së radhës do të shpallet në ditët në vijim.

Në padinë kundër BKH, i skualifikuari E.SH. pretendon mungesë transparence dhe paligjshmëri gjatë procesit të vlerësimit të kandidatëve për hetues në BKH.