Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rritja e rasteve, Hoti prezanton masat e reja: Në komunat me rrezik të lartë mbyllet aktiviteti ekonomik nga ora 19:00-05:00

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 14:07 | Kosova
Rritja e rasteve, Hoti prezanton masat e reja: Në komunat me rrezik të

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar masat e reja kufizuese, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, të cilat do të hyjnë në fuqi, nga e premtja. Në një konferencë për mediat, Hoti tha se komunat janë ndarë në tri grupe.

Sipas Hotit, rreziku më i lartë është në komunat që tejkalojnë 150 të infektuar brenda javës.

 “Rreziku më i lartë është në komunat që tejkalojnë 150 të infektuar brenda javës. Janë 7 komuna dhe duke e parë madhësinë, i kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00. Nga ora 19:00, mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kuzim i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna. Ndalohet hyrje-daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00”, tha ai.

Grupi i dytë i masave, është sipas kategorizimit të komunave sipas numrit të personave të infektuar. Komuna me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomi të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik. Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, pastaj opsioni merr me vete.

Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Grupi i tretë me shtatë komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë orë policorë”, tha ai.

Kryeministri Hoti tha se do të kthehen ekipet mjekësore në kufi, ndërsa mësimi në arsimin e lartë do të zhvillohet online.

“Kemi përgatitur draft-vendimin, që do të shkojë në Qeveri për votim. Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin. Janë bërë riorganizimet e nevojshme brenda spitalit, duke rritur shtretërit mbi 800. Sot, janë 626 pacientë që janë shtrirë nëpër spitale. Bazuar në numrin e të infektuarve, IKShPK ka nxjerrë statistikat duke i kategorizuar komunat në tri grupe, me ngjyrë të gjelbër që është zona me rrezik të ulët, kategoria e dytë, komunat ku numri i rasteve shkon nga 76-150. Komunat me të kuqe kur rastet kalojnë brenda javës 150 raste të reja”, tha Hoti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë