Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

SHBA, 200 mijë raste në ditë nga COVID-19, në Teksas “ndërhyn” ushtria

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 09:07 | Bota
SHBA, 200 mijë raste në ditë nga COVID-19, në Teksas

Shtetet e Bashkuara kanë arritur një rekord vërtet të hidhur, në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore amerikane, kanë deklaruar se, ditën e djeshme, kanë qenë më shumë se 200 mijë të infektuar nga koronavirusi në vend.

Një shifër që tregon qartësisht se situata po del jashtë kontrollit, veçanërisht në disa shtete si Teksasi, ku infrastruktura është në kolaps dhe Departamenti i Mbrojtjes deklaroi se do të përdoren resurset mjekësore të ushtrisë, rreth 1400 persona, për të balancuar mangësitë.

Me shifrën e djeshme, SHBA kalon 10 milionë të infektuarit në total, ndërkohë që në rritje janë edhe viktimat, 1535. Ende më shqetësuese situata në pavijonet e spitaleve, ku për herë të parë është kaluar shifra e 60 mijë pacientëve të shtruar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli