Shëndetësi falas? Koja: Në vitin 2013 s’kishte asnjë program, sot kemi 3 programe madhore që kanë shpëtuar jetë

Gjergji Koja ne A2 business week shendetesi falas kosto e sherimit nga koronavirusi  1100x620

“Shëndetësi falas apo e shëndetësi e privatizuar?” Kjo ishte tema e kësaj të mërkure, në A2 Business Week. Ndër të tjera, ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, u shpreh se në vitin 2013 nuk kishte asnjë program të parandalimit të sëmundjeve kronike. Ai theksoi se sot janë 3 programe falas që kanë shpëtuar jetë njerëzish.

“Në vitin 2013, ne nuk gjetëm asnjë program të parandalimit të sëmundjeve kronike. Të mos harrojmë që sëmundjet kronike, përveçse ulin cilësinë e jetës, marrin shumë jetë me vete. Sot, janë 3 programe madhore të parandalimit të sëmundjeve kronike.

Së pari, është programi i kujdesit shëndetësor falas për moshat 35-70 vjeç. Sot, e kanë kryer 1,2 milionë shqiptarë dhe janë bërë 1,8 milionë kontrolle mjekësore falas. Së dyti, është programi kombëtar për depistimin e kancerit të qafës së mitrës dhe mbi 23 mijë gra e kanë kryer këtë. Janë shpëtuar jetë njerëzish. Së treti, është programi kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit”, tha Koja.