Spanja e Holanda ndahen në paqe, Italia “poker” Estonisë

e907b0809d9b4850f56ee65b3a9bc826o2 1100x620

Ka përfunduar në barazim 1-1 miqësorja e luksit mes Holandës dhe Spanjës përpara takimeve decizive të Ligës së Kombeve që këto ekipe do të luajnë në fundjavë në grupet e tyre.

“Tulipanët” kanë 5 ndeshje që nuk gjejnë fitoren dhe kjo situatë duket se është krijuar pas largimit të Koeman në stolin e Barcelonës.

Italia kishte një ndeshje të lehtë përballë Estonisë të cilën arriti ta mundte me rezultatin 4-0. Trajneri i “të kaltërve” kishte hedhur në fushë shumë të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve tregoi cilësi në këtë takim.

Portugalia shkatërroi me rezultatin 7-0 modestët e Andorrës. Ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo hyri në pjesën e dytë të takimit dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 85.